Larje hesapesh në Athinë, shpërthim me tritol në lokalin e një shqiptari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2026, 09:42

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit lagjen Nea Jonia në Athinë, ku shënjestër ka qenë një lokal bar-kafe në pronësi të një shtetasi shqiptar.

Sipas informacioneve të policisë greke, ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00. Dy persona dyshohet se kanë vendosur një mekanizëm shpërthyes në pjesën e jashtme të biznesit dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një motoçikletë.

Si pasojë e shpërthimit, ambientet e lokalit kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta. Megjithatë, dyshimet paraprake të hetuesve lidhen me një rast të mundshëm gjobëvënieje. Policia greke vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit