Mitropoliti Anastas ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”, ku shfaqet një fragment filmi me mesazhin “Perëndia di çdo gjuhë”.

Në reagimin e tij, Mitropoliti kritikon atë që e konsideron një qëndrim kontradiktor ndaj gjuhës shqipe dhe patriotizmit, duke e lidhur atë me shpopullimin e vendit.

“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç shqipes, dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste”, shkruan Anastas.
Më tej, ai i drejtohet drejtpërdrejt Ballës, duke theksuar: “Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”.

Reagimi ka në fokus përdorimin e figurës së klerikëve ortodoksë në videon e publikuar nga politikani.

0befe857 7566 4d51 Bb56 E7df9f24a9eb
0befe857 7566 4d51 Bb56 E7df9f24a9eb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb