Më 19 nëntor, në burgun e Operas në Itali, Elvis Demçe tentoi vetëvrasje. Trafikanti 42-vjeçar shqiptar i dënuar me 18 vite burg për tentativë vrasje u shpëtua nga gardianët dhe u transferua në spital. Sipas mediave italiane, ai është në gjendje kritike për jetën dhe në kujdes intensive mjekësor.