Ditari i Papa Françeskut: Tri herë pashë djallin, me sy kërcënues e si flakë zjarri

Pjesë nga ditari personal i Papa Françeskut, të botuara në një libër të ri, sjellin rrëfime të pazakonta për jetën e tij shpirtërore. Ish-kreu i Kishës Katolike shkruante se tri herë ishte përballur me atë që e cilësonte një shfaqje fizike të djallit. Në një rast tjetër, sipas tij, kishte parë portat e ferrit.

Libri “The Private Diary of Pope Francis” mbledh shënime të Jorge Mario Bergoglio nga viti 1992 deri në gusht 2024. Ato janë përzgjedhur dhe sistemuar nga kardinali argjentinas Víctor Manuel Fernández, bashkëpunëtor i afërt i Papa Françeskut.

Të lidhura

None found

Një nga përvojat e para, sipas ditarit, ndodhi rreth 15 vite më parë, kur Françesku jetonte ende në Buenos Aires. Ai shkruante se, përmes xhamit të makinës, kishte dalluar një figurë me sy që i ishin dukur njëherësh kërcënues dhe joshës.

Herën tjetër, ai thoshte se e kishte parë atë prani në një kishëz karmelitane, gjatë një meshe. “Më pa me sy të zjarrtë. Nuk do ta harroj atë vështrim, më intensiv se herën e parë. Ishin si flakë zjarri”, shkruante Françesku.

Përballjen e tretë ditari e vendos në Romë, disa ditë pasi ai ishte kthyer nga një vizitë në Kili në vitin 2018. Teksa takohej me zyrtarë të Vatikanit, Françesku shkruante se kishte parë dhe dëgjuar një prani që e identifikonte si djallin. Me një zë triumfues, ajo kishte thënë: “Tani kam marrë gjithçka që doja”. Ai shtonte se tingulli i rëndë dhe i fuqishëm i atij zëri i kishte mbetur në kujtesë, ndërsa besonte se Zoti i kishte dhënë mundësinë të largohej prej asaj situate.

Në një shënim të datës 7 qershor 2018, Françesku përshkruante një tjetër përvojë që e kishte tmerruar: një natë më parë, sipas tij, kishte parë hyrjen e ferrit. “Vështrova pak dhe u tmerrova”, kishte shkruar ai. Më pas kishte marrë rruzaren për t’u lutur dhe për të gjetur qetësi.

Kardinali Fernández i lidh këto përvoja me krizën e thellë shpirtërore që Françesku kaloi gjatë viteve 2021 dhe 2022. Kjo periudhë shoqërohej me trysninë e drejtimit të Kishës, vështirësinë e vendimmarrjes dhe problemet e brendshme të institucionit.

Ditari nuk kufizohet te rrëfimet për përballjet me të keqen. Në të gjenden edhe mendime personale, pendesa dhe kritika ndaj vetes. Françesku shkruante për krenarinë, zilinë dhe përçmimin që kishte ndier gjatë jetës, si edhe për rastet kur nuk kishte treguar dhembshuri ndaj njerëzve në nevojë.

Në një shënim, ai pranonte se kishte kuptuar sa dëm kishte shkaktuar gjatë jetës dhe sa shumë kishte nevojë për mëshirën e Zotit. Shënimet vijojnë deri në gusht 2024, disa muaj përpara se të vdiste më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare.

Botimi ofron një dëshmi të rrallë për botën e brendshme të ish-Papës, duke nxjerrë në dritë shqetësimet, frikën, besimin dhe betejat personale që deri tani nuk ishin bërë publike.


Shtuar më 24.11.2026 09:55

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetbetpasjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabet