Një aksident ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, pranë fshatit Papër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi O. M., 21 vjeç, ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.
“Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën”, njoftoi policia.
