Arsenali shqyrton pesë përforcime për janarin, mes tyre një lojtar që mund të kushtojë mbi 80 milionë euro

Arsenali ka përfshirë pesë futbollistë në listën e objektivave për afatin kalimtar të janarit. Klubi synon t’i shtojë alternativa skuadrës së Mikel Artetës në disa pozita dhe ta përgatisë sa më mirë për Ligën e Kampionëve, por nuk pritet t’i transferojë të gjithë emrat në listë.

Sipas raportimeve të Football.london, BILD, TEAMtalk, Het Laatste Nieuws dhe 90min, drejtuesit po shqyrtojnë Antonio Nusan, Finn Jeltsch, Maxim De Cuyper, Nicolò Tresoldi dhe Eli Junior Kroupi.

Të lidhura

None found

Antonio Nusa është përparësia kryesore e Arsenalit për krahët e sulmit, sipas gazetarit Tom Canton. Leipzigu nuk dëshiron ta lërë norvegjezin të largohet në janar dhe synon ta mbajë deri në verë, kur mund të kërkojë mbi 80 milionë euro për të.

Në qendër të mbrojtjes, Arsenali po ndjek nga afër gjermanin Finn Jeltsch. Stuttgart mund ta vlerësojë kartonin e tij nga 50 deri në 60 milionë euro gjatë verës, ndërsa një transferim në janar shihet si pothuajse i pamundur. Për të interesohen edhe Manchester United, Juventusi dhe Bayern Munichu.

Një tjetër mbrojtës në listë është belgu Maxim De Cuyper, i cili ka regjistruar 28 paraqitje dhe katër gola me kombëtaren. Brightoni, me të cilin ai ka kontratë deri në vitin 2030, kërkon rreth 60 milionë euro. Përveç Arsenalit, interesim kanë shfaqur Liverpooli, PSG-ja, Milani, Juventusi dhe Roma.

Arsenali po shqyrton edhe sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi. Ai ka realizuar 16 gola këtë sezon, përfshirë pesë në Ligën e Kampionëve. Klubi belg kërkon ta mbajë deri në verë, ndërsa vlera e përfolur e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

Emri i pestë është Eli Junior Kroupi, për të cilin Arsenali ka rikthyer interesimin. Sulmuesi francez mund të aktivizohet në disa pozita ofensivë dhe shihet si alternativë për Kai Havertzin nëse gjermani largohet. Bournemouthi nuk dëshiron ta shesë në janar, ndërsa Barcelona, Tottenhami dhe PSG-ja janë gjithashtu të interesuara për Kroupin.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet