I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene Edrin Fidhe, Ekspert për mbrojtjen e të dhënave personale
Gjate bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën pas vendimeve të qeverisë për kontrollet me kamera në ambientet publike dhe cenimin e privatësisë së shqiptarëve sidomos të fëmijëve.
Flavio Qarri : E zëme se i keqpërdorën këto të dhëna. I kemi në mundësitë aktualisht për të marrë masa, për të vepruar, për të ndërhyrë, për të mbrojtur dhe për të rishendoshur pozicionimin e këtyre të thënave dhe përdorimin e tyre.
Edrin Fidhe: Masat ligjore janë. Sepse Shqipëria për fat të mirë ka përafruar ligjin e mbrojtjes së të dhënave me rregulloren e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave. Edhe institucioni ekziston që prej viti 2008, pra komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave. Çështja është tek zbatueshmëria në praktikë, ajo që unë kam konstatuar në vite Flavio dhe që me keqardhje e them që ka një mungesë totale sensibilizimi qytetar. Duke filluar në rastin konkret që nga prindërit, unë di që ka raste të prindërve të shqetësuar të cilët kanë marrë edhe hapa të mëtejshëm, qoftë ankesa ligjore dhe nisma administrative pranë institucioneve të përfshira, por një pjesë e madhe e prindërve janë të painformuar dhe për këtë më vjen keq. Sepse bëhet fjalë për të dhëna personale dhe sensitive të fëmijëve.
Flavio Qarri: S’ka gjë më private se ato…
Edrin Fidhe: S’ka gjë më private. Dhe për më tepër që është një kategori që gëzon mbrojtje të veçantë ligjore, dhe për fat të mirë. Them për fat të mirë, sepse është ndryshe nga rregulli rasti konkret, komisioneri ka vepruar pas artikullit që ka nxjerrë BIRN. Sepse unë do të kisha preferuar si ekspert që të kisha një raport përfundimtar nga Komisioni i mbrojtjes së të dhënave dhe të ishte shprehur komisioneri mbi gjetjet paraprake. Pra do të kisha preferuar unë, sepse do të kisha një referencë më zyrtare të gjetjeve. Por edhe gjetjet që janë evidentuar janë shumë domethënëse, janë shumë të rëndësishme.
Flavio Qarri: Cilat janë ato?
Edrin Fidhe: E para dhe me kryesorja është se nuk arrin të dokumentohet ligjshmëria e përpunimit, me fjalë të thjeshta bëhet fjalë për një përpunim të paligjshëm.
Flavio Qarri: Rama mund të ketë të drejtë të vendosë kamera por jo me këtë lloj teknologjie dhe mbi të gjithë metoda me të cilën ai i përpunon të dhënat është e jashtëligjshme.
Edrin Fidhe: Gjithmonë kemi thënë që kamerat mund të vendosen. Duhet të jenë në përputhje me ligjin për pozicionin e vendosjes së tyre. Ka kritere ligjore sa i takon ruajtjes, aksesit, sigurisë që këtu nuk duhet të cedojë absolutisht. Por përdorimi i teknologjisë AI në kamera kjo është rrezikshme dhe e pabazuar në ligj…
© SYRI.net
‘Përmes aktit normativ, qeveria futet në xhepin e qytetarëve’, Grimçi: Qëllimi të sfumohet e shpërbëhet protesta
Akti normativ kundër protestave/ ‘Antikushtetuese’, Çepani: E turpshme për një vend që aderon për në BE
Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet