Mariah Carey rikthehet në vendin e parë në Spotify me hitin e Krishtlindjeve
Këngëtarja amerikane Mariah Carey ka arritur sërish në vendin e parë të klasifikimit ditor të Spotify në SHBA me këngën e saj të famshme “All I Want for Christmas Is You”.
Kënga regjistroi 935.863 dëgjime gjatë ditës, duke dëshmuar edhe një herë popullaritetin e saj në prag të festave të fundvitit.
E publikuar në vitin 1994, kënga është kthyer në një nga hitet më të njohura të Krishtlindjeve në mbarë botën.
Me afrimin e dhjetorit, dëgjimet e saj rriten çdo vit, ndërsa Mariah Carey vazhdon të lidhet ngushtë me sezonin festiv.
Rikthimi në krye të klasifikimit shënon një tjetër sukses për këngëtaren dhe hitin e saj që prej dekadash shoqëron festimet e Krishtlindjeve.















