Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mitropoliti Anastas, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”, ku shfaqet një fragment filmi me mesazhin “Perëndia di çdo gjuhë”.
Në reagimin e tij, Mitropoliti kritikon atë që e konsideron një qëndrim kontradiktor ndaj gjuhës shqipe dhe patriotizmit, duke e lidhur atë me shpopullimin e vendit.
Të lidhura
None found
“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç shqipes, dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste”, shkruan imzot Anastasi.
Më tej, ai i drejtohet drejtpërdrejt Ballës, duke theksuar: “Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”.
Reagimi ka në fokus përdorimin e figurës së klerikëve ortodoksë në videon e publikuar nga politikani.








