Aktualitet

Ulen temperaturat në Shkodër, dëborë në zonat malore/Qarkullimi vijon normalisht!

Pavarësisht uljes së temperaturave dhe reshjeve të dëborës në disa zona malore, situata në Qarkun Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe pa problematika të raportuara nga strukturat e emergjencave civile.

Në rrugët Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm e Bogë–Theth po merren masa për trajtimin me kripë, për të shmangur krijimin e ngricave ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie, veçanërisht në Qafë Thore. Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

Në Han të Hotit–Vermosh ka punime për pastrimin e materialeve inerte të rëna në rrugë, ndërsa lëvizja e makinave kryhet pa probleme.

Sot pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin e vendit tonë, ndërsa temperaturat mbeten relativisht të ulëta gjatë ditës. Sipas parashikimit, vlerat minimale dhe maksimale variojnë 0-15 gradë Celsius.