Mitropoliti Anastas ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”, ku shfaqet një fragment filmi me mesazhin “Perëndia di çdo gjuhë”.
Në reagimin e tij, Mitropoliti kritikon atë që e konsideron një qëndrim kontradiktor ndaj gjuhës shqipe dhe patriotizmit, duke e lidhur atë me shpopullimin e vendit.
“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç shqipes, dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste”, shkruan Anastas.
Më tej, ai i drejtohet drejtpërdrejt Ballës: “Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”.














