Konferenca e Kryetarëve ka vendosur pranimin e kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend mbi progresraportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.
Debati parlamentar do të zhvillohet më 10 dhjetor, ndërsa palët nuk kanë arritur dakordësi për projektkalendarin e punimeve të Kuvendit. Për këtë arsye, ai do t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim seancës plenare.
Në kërkesën e saj, opozita ngre shqetësimin për dobësimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe kufizimin e rolit të opozitës në Kuvend.
Këto çështje pritet të jenë pjesë e debatit parlamentar mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026.


