I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin me forcë, prangosen xhaxha dhe nip pas konfliktit me 41-vjeçarin

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin me forcë, prangosen xhaxha dhe nip pas konfliktit me 41-vjeçarin

10:15, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona, xhaxha e nip, janë kapur dhe ndaluar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohen se tentuan të merrnin me forcë një 41-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar disa orë më parë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Sami Jeminaj, 45 vjeç dhe Sejdi Jeminaj, 24 vjeç, banues në Gjinaj të Hasit, të cilët ishin shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur më 20 nëntor 2026.

Sipas hetimeve, konflikti mes tyre dhe 42-vjeçarit Valmir Demaj ka nisur për motive të dobëta. Disa orë më vonë, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se xhaxha e nip i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 41-vjeçari, i shoqëruar nga një punonjës policie.

Ata dyshohet se kanë tentuar ta marrin me forcë, duke e goditur me sende të forta dhe duke dëmtuar automjetin e tij.

Në këto rrethana ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, i cili ka tentuar të neutralizojë përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera policore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Njoftimi:

Kukës/Zbardhen rrethanat dhe motivi i konfliktit të ndodhur ndërmjet 3 shtetasve, më datë 20.11.2026.     

Kapen dhe ndalohen 2 shtetasit e shpallur në kërkim (xhaxha e nip), të cilët dyshohet se i prenë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 41-vjeçarin me të cilin ishin konfliktuar dhe tentuan të merrnin me forcë. 

Shërbimet e Policisë të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, kapën dhe ndaluan shtetasit në kërkim: S. J., 45 vjeç dhe S. J., 24 vjeç (xhaxha dhe nip), banues në Gjinaj, Has. 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 20.11.2026, janë konfliktuar me shtetasin V. D., 42 vjeç, për motive të dobëta. Disa orë më pas, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi V. D., së bashku me një punonjës policie, dhe kanë tentuar ta marrin me forcë shtetasin V. D., duke e goditur me sende të forta, si dhe duke dëmtuar automjetin e tij. 

Punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco