Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas të dhënave të policisë, gjatë periudhës 1-23 nëntor 2026, janë arrestuar ose proceduar penalisht 10 persona, ndërsa janë pezulluar 32 leje drejtimi.