Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit. Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet e larta drejtuese të partisë, por mbetet anëtare e thjeshtë.
Ndërkohë, vetëm dy deputetë, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, kanë abstenuar.
Vetë Spiropali s’ka qenë e pranishëm në mbledhje.
Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit. Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit.
LEXO EDHE:
SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit dhe bashkëshortit të saj













