Kontrollet në kryeqytet, 5134 gjoba dhe 40 të arrestuar e proceduar! 49 mjete të bllokuara
Policia ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e kryeqytetit për të konstatuar shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e rrugës dhe shkaktojnë kaos në lëvizje. Gjatë këtij operacioni janë vendosur 5134 masa administrative dhe 49 mjete të bllokuara pas lëvizjes me karrotrec.
Gjithashtu janë arrestuar e proceduar 40 persona. Ata janë arrestuar dhe proceduar penalisht pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose u larguan nga vende aksidentesh.
“Policia Rrugore e Tiranës/Intensifikohen kontrollet me mjete bashkëkohore, në të gjitha akset e kryeqytetit, me fokus ato hyrëse/dalëse, për të konstatuar shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e rrugës dhe shkaktojnë kaos në lëvizje.
Gjatë javës së kaluar, 40 shtetas të arrestuar/proceduar penalisht, 5134 masa administrative të vendosura dhe 49 mjete të bllokuara pas lëvizjes me karrotrec.
Shtetasit e arrestuar/proceduar penalisht drejtonin mjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe/ose u larguan nga vende aksidentesh.
Ndërkaq, masat administrative të vendosura gjatë monitorimit të akseve të kryeqytetit, me pajisje teknologjike, konsistojnë në:
-4418 drejtues të ndëshkuar për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit;
-268 drejtues motomjetesh të ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-149 shtetas të ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-130 shtetas të ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-123 shtetas të ndëshkuar për pozicionim të gabuar të mjetit në korsi;
-36 shtetas të ndëshkuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për drejtuesit e mjeteve, që të shmangin përdorimin e celularit dhe të alkoolit, si dhe të përdorin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin”, njofton policia.
PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin
Kapen dy të kërkuarit në Kukës, xhaxha e nip! Tentuan të merrnin peng një 42-vjeçar pas një konflikti
Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
- 10:34 PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin
- 10:31 Kapen dy të kërkuarit në Kukës, xhaxha e nip! Tentuan të merrnin peng një 42-vjeçar pas një konflikti
- 10:22 Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, plagosen dy punonjës! Arrestohet nxënësi 17-vjeçar
- 10:21 Mourinho: Lojtarët duhet të pranojnë rreziqet dhe kërkesat që vijnë me pagat e larta në futboll
- 10:06 Burnham: Ribashkimi me BE-në pa referendum është i paimagjinueshëm
- 09:59 Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin