Grupi parlamentar i PS këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit.
Gjatë mbledhjes, Grupi parlamentar i PS votoi pro heqjes nga grupi të deputetes, Elisa Spiropali.
Ndërkohë mësohet se deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar gjatë votimit.
Kërkesa për votim është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla. Mbledhja nisi në orën 09:30 ndërsa pas votimit ka përfunduar.
Vendimi vjen disa ditë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryesocialisti Rama urdhëroi përjashtimin e Spiropalit nga forumet drejtuese dhe strukturat e partisë.
© SYRI.net