Elisa Spiropali është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së.
Kërkesa u hodh sot në votim, gjatë mbledhjes së grupit. Dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.
Vetë Spiropali nuk ishte e pranishme. Kujtojmë se ditë më parë është përjashtuar nga çdo forum i partisë politike në pushtet. Vendimi u mor në mbledhjen e Asamblesë së 14 nëntorit.