Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.
Sipas të dhënave të policisë, gjatë periudhës 1-23 nëntor 2026, janë arrestuar ose proceduar penalisht 10 persona, ndërsa janë pezulluar 32 leje drejtimi.
Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 2338 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Mes tyre 844 gjoba janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 615 gjoba për parakalime të gabuara, 480 gjoba për ndalim ose qëndrim të gabuar të automjetit, 318 gjoba për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, 19 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 15 gjoba për qarkullim me xhama të errësuar, 14 gjoba për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 14 gjoba për manovra të rrezikshme, 10 gjoba për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, 9 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Policia bën me dije se monitorimet dhe kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale.


