Partia Socialiste voton për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të deputetes Elisa Spiropali, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-ministre e Jashtme, pas përplasjeve të fundit politike brenda familjes socialiste.
Gjatë Asamblesë së fundit socialiste ajo u shkarkua nga funksionet në forumet e PS-së pas propozimit të kryetarit dhe njëkohësisht kryeministrit Edi Rama, kurse sot gjatë mbledhjes së grupit të PS u votua pro përjashtimit të saj nga grupi.
Deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe mësohet se abstenuan në votën e tyre.


