Një pjesë e Prrenjasit pa energji prej gati 24 orësh pas stuhisë, OSHEE: Rikthimi pritet para mesditës

24 Nëntor 2026 | 11:11

Stuhia që përfshiu Përrenjasin ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji prej gati 24 orësh, pas një defekti të konstatuar mesditën e së hënës.

Sipas OSHEE-së, dëmtimi është evidentuar në një linjë nëntokësore, duke vështirësuar lokalizimin e pikës së defektit dhe ndërhyrjen për riparimin e saj. Fillimisht, ekipet kanë punuar për identifikimin e zonës së dëmtuar, ndërsa më pas është bërë e nevojshme hapja e terrenit për të mundësuar riparimin.

Për rikthimin e furnizimit janë angazhuar tre grupe pune, të cilat po vijojnë ndërhyrjen në terren. OSHEE ka bërë me dije se energjia elektrike pritet të rikthehet përpara mesditës së sotme.

Ndërprerja e zgjatur ka vështirësuar aktivitetin e bizneseve dhe jetesën e familjeve, veçanërisht për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat në Prrenjas kanë zbritur deri në 1 gradë Celsius, duke e bërë edhe më të ndjeshme mungesën e energjisë për banorët që e përdorin atë për ngrohje.

Pas afro 24 orësh pa energji, banorët presin përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit në zonat e prekura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime

Në GJKKO këtë të martë duke u zhvilluar seanca e radhës gjyqësor ndaj çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj nuk ka marrë pjesë...
11:11 | 24/11/2026

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar këtë të martë dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, për...
11:07 | 24/11/2026

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kjo mazhorancë nuk e ka seriozisht integrimin, ka zhbërë çdo institucion

Po zhvillohet këtë të martë Konferenca e Kryetarëve, ku në fokus ka integrimin evropian, në të cilën nuk kanë munguar as debatet. Gjatë fjalës së...
10:52 | 24/11/2026