SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani

24 Nëntor 2026 | 11:07

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar këtë të martë dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani.

Prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të deklarohet fajtor për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’.

Ndërkohë, seanca u shty më 9 dhjetor ku pas konkluzioneve të mbrojtjes, gjyqtari Bib Ndreca do të shpallë vendimin.

Ish-deputeti Asllan Dogjani u kallëzua nga biznesmeni Ilirjan Çela lidhur me blerjen e një apartamenti në vlerën e 134 mijë eurove në vitin 2006 që ish-ligjvënësi sipas tij e ka blerë duke paguar paratë dhe jo përfituar kundrejt shërbimit të konsulencës juridike që i ka dhënë ndërtuesit, siç ka deklaruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kjo mazhorancë nuk e ka seriozisht integrimin, ka zhbërë çdo institucion

Po zhvillohet këtë të martë Konferenca e Kryetarëve, ku në fokus ka integrimin evropian, në të cilën nuk kanë munguar as debatet. Gjatë fjalës së...
10:52 | 24/11/2026

Kontrollet në kryeqytet, 5134 gjoba dhe 40 të arrestuar e proceduar! 49 mjete të bllokuara

Policia ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e kryeqytetit për të konstatuar shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e rrugës dhe shkaktojnë kaos në lëvizje. Gjatë...
10:44 | 24/11/2026

PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin

Grupi parlamentar i PS këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë mbledhjes, Grupi parlamentar i PS votoi pro heqjen nga...
10:34 | 24/11/2026