Akti normativ kundër protestave/ ‘Antikushtetues’, Çepani: E turpshme për një vend që aderon për në BE

09:08, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për aktivisten Edlira Çepani, pavarësisht akteve normative të nxjerrë nga qeveria e të konfirmuara nga Parlamenti për të gjobitur e ndaluar protestuesit, nuk do të përbëjë ndryshim, pasi protesta sërish vijon.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Çepani tha se është e turpshme për një vend që kërkon që së shpejti të aderojë drejt BE, të miratojë akte të tilla, ndërsa më e turpshme shtoi ajo, është konfirmimi nga Parlamenti, i cili ka si detyrë kontrollin e kushtetutshmërisë së këtyre akteve të nxjerra nga qeveria.

Sipas aktivistes, përmes këtyre akteve janë shkelur një sërë nenesh të Kushtetutës, ndaj për këtë arsye ato janë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Akti normativ ka hyrë në fuqi e gjobat kanë nisur, sërish protesta vijon. S’do bëjë ndryshim. Është e turpshme për një vend që është drejt BE të ketë akte normative të tilla, që pastaj pranohen nga parlamenti, kjo është dhe më e rëndë.

Ne kemi kërkuar nga parlamenti për të kontrolluar kushtetutshmërinë e akteve dhe mos të shkojë më tej kjo çmenduri, që janë në shkelje të kushtetutës. Ka një sërë të drejtash që shkelen, dhe është një nga gjërat që do mbetet në histori si turp i së drejtës së qytetarëve për të protestuar.

Kemi ankimuar në GJK të dyja këto akte normative, s’do të ekzekutohet sepse shpresoj që GJK të vendosë se këto dy akte do dalin antikushtetuese. Janë akte normative që shkelin disa nene të kushtetutës por edhe konventës evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco