E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Kronikë

Atentati me dy viktima në Fier, ky është automjeti i autorëve të dyshuar

Vizion Plus ka siguruar foton e automjetit të autorëve të dyshuar të atentatit me dy viktima në Fier, ku fillimisht mbeti i vrarë Selami Hasani dhe u plagos rëndë nipi i tij, Jakup Hasani, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të plagëve të marra.

Selami Hasani, i njohur me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Malit”, u ekzekutua mëngjesin e djeshëm, më 23 nëntor, në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji”. Ai u qëllua me armë zjarri teksa po punonte në murin rrethues të shtëpisë. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani, i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

E kaluara kriminale e Selami Hasanit

Reklamë

Selami Hasani ishte një emër i njohur për drejtësinë. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 25 mars 2002, në zonën e njohur si “Sheshi i Valutës” në Fier.

Gjatë një përplasjeje me armë zjarri në atë kohë, mbetën të vrarë Julian Isufaj, nipi i Ben Qimes, dhe kambisti Esat Tare. Ndërsa Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj mbetën të plagosur, ky i fundit kalimtar i rastit.

Sipas dosjes hetimore, në ngjarje ishin përfshirë Selami Hasani dhe Pëllumb Yzeiraj. Përplasja dyshohej se kishte si motiv një hasmëri të vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

Arratisja dhe arrestimi

Pas ngjarjes së vitit 2002, Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati. Më 12 gusht 2009, ai u arrestua në Fier nga forcat RENEA, gjatë një operacioni të koduar “Parukieri”. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi dy pistoleta.

Hasani ishte liruar nga burgu vetëm një javë para atentatit, pasi kishte vuajtur 17 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.