Gjykata e Posaçme u tërhoq në dhomë këshillimi në gjyqin në themel për kryebashkiakin e Tiranës dhe të pandehurit e tjerë. Shkak u bënë dinamikat në seancë me mungesën e prokurës së një prej avokatëve si dhe kërkesa e Veliajt dhe mbrojtjes së tij që kryebashkiaku të ishte i pranishëm në seancë. Procesi u shoqërua me debat mes palëve pasi gjykata lexoi letrën e Veliajt të dërguar nga paraburgimi i Fierit.
Erion Veliaj: Me vullnetin për të marrë pjesë në seancë por në pamundësi për shkak të këmbës së thyer. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush përcakton operacionin tim jashtë vullnetit tim. Unë nuk kërkoj as të bëj botoks, as të lyej flokët dhe as të zbardh dhëmbët, siç janë lejuar disa, por theksoj se nuk dua të paragjykoj dhe nuk kam asgjë as …
Altin Dumani: Seanca e kaluar u shty mbi të njëjtin argument, “diskutimi me të pandehurin”. Avokati kishte kohë ti ezauronte për një javë qëndrimet e të pandehurit. Të vish me të njëjtën kërkesë s’është as serioze as ligjore. Kemi nisur gjykimin nga shtatori 2025, dhe ende nuk kemi çelur shqyrtimin gjyqësor, dhe asnjëherë nuk ka ndodhur për shkak të SPAK
Plarent Ndreca: S’është e vërtetë që ka patur një javë kohë, pasi 3 ditë ishin pushim zyrtar, shkova madje në ditë pushime e nuk më lejuan ta takoj. Ka zhvillime gjyqësore, shëndetësore e politike madje sepse ai është përfaqësues politik mos harrojmë. Duhet ti diskutoj të gjitha. Jam i përgatitur të bëj parashtrimet nëse doni ua jap me shkrim, e kuptoj qëndrimin e prokurorit që kërkon ti shkojë në fund qëllimit.
© SYRI.net
EMRAT/ ‘Skifterët’ shqiptarë terrorizuan Spanjën me ‘armën’ e tyre 2-tonëshe, vjedhjet i kryenin për 10 minuta
Atentati ndaj Sel Çamit, ja Volvoja e bardhë që dyshohet se i priste qitësit... Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Atentati ndaj Sel Çamit dhe nipit të tij në Fier/ Dyshohet se autorët përdorën dron dhe uniforma policie