Një moment i veçantë gjatë konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026” ka vënë në qendër të vëmendjes përfaqësuesen e Malit të Zi, pasi ajo shfaqi simbolin e shqiponjës dykrenare, të lidhur ngushtë me identitetin kombëtar shqiptar.
Bëhet fjalë për 22-vjeçaren Maria Aleksandra Ivezaj, e cila gjatë parakalimit me kostumet kombëtare, më 21 nëntor në San Juan të Porto Rikos, formoi me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Vëmendja ndaj veprimit të saj u shtua edhe më shumë pasi Ivezaj publikoi në Instagram fotografi nga prezantimi, ku shfaqet sërish duke bërë shqiponjën dykrenare, të njëjtin gjest që kishte realizuar në skenën e Miss Universe.











