Erion Veliaj kërkoi ndërhyrjen e Gjykatës së Posaçme për të urdhëruar operimin e këmbës te mjeku dhe spitali që zgjedh ai vetë dhe jo tek institucioni që i ka caktuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kërkesa është adresuar këtë të martë, kur u mbajt seanca e radhës në themel. Veliaj thotë se nuk mund të përcaktojë askush tjetër veç tij dhe familjarëve të tij mjekun që do ta operojë, apo mjekun anestezist.