Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i drejtohet sërish GJKKO-së: Nuk mund të marr pjesë në seancë për shkak të këmbës së thyer


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar sërish me një letër GJKKO-së, duke njoftuar se nuk mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore për shkak të këmbës së thyer.

“Megjithë vullnetin tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të prokurorisë, mbrojtja ime do t’ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e tij, Veliaj bëri të ditur se mbrojtja do të dorëzojë dokumentacionin shëndetësor, ndërsa kërkoi që të lejohet të operohet nga një mjek në spitalin e zgjedhur nga familja e tij.

“Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botox, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime”, është shprehur Veliaj.

“Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”, ka deklaruar Veliaj.