Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dhënë fund pyetjes nëse Elisa Spiropali është më pjesë e tij apo jo. Në mbledhjen e mbajtur këtë të martë, grupi ka votuar kërkesën për përjashtimin e ish ministres së Jashtme. Të vetmit që nuk kanë votuar pro kërkesës, sipas burimeve të Top Neës janë dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi. Edhe këta të fundit nuk kanë votuar kundër, por kanë zgjedhur që të abstenojnë. Ndërkohë, vetë Elisa Spiropali nuk mori pjesë në këtë mbledhje bashkë me Fatmir Xhafajn dhe Damian Gjiknurin.