Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur orët e para të mëngjesit të së martës zonën e Nea Ionias, në Athinë, ku shënjestër ishte një kafene në pronësi të një shqiptari. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:40, në rrugën Sinopis, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ambientet e lokalit dhe bizneset përreth. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar.