Rikthimi i Jensen Huang në krye të gjigantit teknologjik Nvidia ka ringjallur optimizmin në tregjet financiare ndërkombëtare, pas një jave të shënuar nga shitjet masive të aksioneve të kompanive të teknologjisë. Bursat aziatike kanë regjistruar këtë të martë rritje të fuqishme. Indeksi Kospi në Korenë e Jugut është rritur me 6,5 për qind, i nxitur nga kërcimi i aksioneve të prodhuesve të mikroçipave, Samsung dhe SK Hynix.