Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, një tjetër hap në digjitalizimin e shërbimeve, me synim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe standardizimin e procedurave administrative. Përmes sistemit të ri, çdo kundravatje do të shoqërohet me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore, duke mundësuar gjurmueshmërinë e çdo akti.