Egnatia-Lincoln Red Imps në RTSH/ Gjykon suedezi Oscar Johnson, i solli fat Dinamos në Europë

Conference League | 1 minutë më parë

Të enjten Egnatia luan ndeshjen e 4-t në League Phase të Conference League. Pret Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45 – një sfidë që do të transmetohet direkt në RTSH – me objektivin e qartë për të marrë fitoren e parë në këtë nivel. Shanset janë dhe me ndihmën e tifozëve rrogozhinasit pritet ta realizojnë këtë objektiv.

Ndeshja e së enjtes do të gjykohet nga arbitra suedezë. UEFA ka përzgjedhur një 4-she nga Suedia, me kryesor Oscar Johnson. Asistentë të tij do të jenë Marcus Lundgren Klitte dhe Sebastian. Edhe arbitri i 4-t është suedez, Mohammed Al-Hakim. Në dhomën e VAR-it do të jenë dy holandezë. Erwin Blank dhe Alex Bos.

Kryesori Johnson vetëm pak muaj më parë ka gjykuar një tjetër skuadër shqiptare në Europë, Dinamon, në fitoren 1-4 në fushën e Astanës, që solli edhe kualifikimin e bluve kryeqytetas. Ndoshta arbitri suedez i sjell fat edhe Egnatias në Europë për të marrë fitoren e parë në League Phase.

Kampionët e Shqipërisë kanë 2 pikë pas 3 ndeshjeve të zhvilluara deri tani, me 2 barazime ndaj kundërshtarëve danezë dhe 1 humbje ndaj Universitatea Kraiovës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme