Prokuroria e Lartë Publike në Nish ka urdhëruar arrestimin e anëtarit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vladimir Mandić, i cili dyshohet se ka abuzuar me detyrën zyrtare në lidhje me zbatimin e një projekti të financuar nga Bashkimi Europian.
Sipas televizionit serb N1, Mandić nuk është gjetur në adresën e banimit, ndërsa nga lokalizimi i pajisjeve të tij celulare është konstatuar se ai ndodhet jashtë territorit të Serbisë.
Ai dyshohet se, në cilësinë e pronarit të kompanisë “Manco Plus”, ka shpërdoruar detyrën zyrtare gjatë zbatimit të projektit IPA mes Bullgarisë dhe Serbisë, i financuar nga Bashkimi Europian.
Vlera totale e projektit arrin në rreth 275 mijë euro.
Ndërkohë, policia ka nisur kontrollet në apartamente dhe ambiente të tjera në disa lokacione, të cilat janë në pronësi të Mandić.













