Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për operimin e këmbës: Ja kush e vendos...

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për operimin e këmbës: Ja kush e vendos...

11:59, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

GJKKO rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital të kryeqytetit, të zgjedhur prej tij.

Veliaj ka refuzuar të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit, të përcaktuar nga Drejtoria e Burgjeve, duke kërkuar që trajtimin për dëmtimin në këmbë ta marrë në Tiranë.

GJKKO thotë se nuk është kompetencë e saj vendimmarrja dhe se i takon Drejtorisë së Burgjeve.

Në seancën e sotme Veliaj nuk u paraqit vetë por gjykata lexoi letrën e kryebashkiakut të dërguar nga paraburgimi i Fierit.

"Me vullnetin për të marrë pjesë në seancë por në pamundësi për shkak të këmbës së thyer. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush përcakton operacionin tim jashtë vullnetit tim. Unë nuk kërkoj as të bëj botoks, as të lyej flokët dhe as të zbardh dhëmbët, siç janë lejuar disa" tha Veliaj.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, parashikoi që operacioni ndaj Veliajt të kryhej në spitalin Memorial të Fierit më 23 nentor, por kryebashkiaku i Tiranës refuzoi të paraqitej më 22 nëntor në spital për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në kuadër të përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.

 Erion Veliaj u arrestua në shkurt të vitit 2025, me urdhër të prokurorëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

SPAK-u e akuzoi atë për ngritjen e një “skeme komplekse”, përmes së cilës fondet publike transferoheshin drejt një grupi organizatash jofitimprurëse, OJF, të cilat, sipas prokurorisë, drejtoheshin “de facto” nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Edhe Xoxa po gjykohet së bashku me bashkëshortin për të njëjtat akuza, por ajo nuk ndodhet në paraburgim.

Veliaj refuzoi të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, të cilin Rama e kishte shfrytëzuar dikur si trampolinë për të hyrë në politikën kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco