Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij
Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka ndarë një rrëfim emocional pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë.
Syla ka treguar se gjatë procesit gjyqësor, fëmijët e Liridonës, Dioni dhe Diari, kishin kërkuar që një rrobë me emrat e tyre të dërgohej te varri i nënës.
“Gjatë procesit gjyqësor, na erdhi një mesazh nga fëmijët e Liridonës, Dioni e Diari, se duan që këtë rrobë të tyrën me emrat e tyre në të t’ia dergojnë te varri të ëmës. Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre”, ka shkruar Syla.
Avokati ka rrëfyer edhe momentin kur kishte takuar njërin nga djemtë e Liridonës, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
“Në një ambient të përshtatshëm pata mundësinë ta takoj Dionin. ‘Faleminderit’ më tha, duke më njohur si avokat të së ëmës e të tyrin për çështjet në Suedi. U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij. Nuk kisha mundësi të bëja më shumë sesa ta përqafoja fort e t’i përkëdhelja kokën e ëmbël”, ka rrëfyer ai.
Pas vendimit të shkallës së dytë, Syla ka shprehur shpresën që fëmijët së shpejti të mund të vizitojnë varrin e nënës së tyre.
“Sot, u vulos verdikti në shkallë të dytë. Shpresoj që shpejtë Dioni e Diari do të mund të afrohen edhe fizikisht me Liridonën, e t’i sjellin lulet që i kanë përgatitur shumë kohë më parë”, ka shkruar avokati.
Ai ka falënderuar gjyqtarët, prokurorët, hetuesit policorë, ekspertët, mediat dhe shoqërinë civile për punën dhe kontributin e tyre gjatë këtij procesi.
Syla ka theksuar se rasti dëshmoi se askush nuk është i paprekshëm nga fuqia e ligjit.
“Lufta për drejtësi duhet dhe do të vazhdojë. Kjo kauzë ju bëftë dritë e përjetshme Liridonës, qetësi shpirtërore dy engjëjve e familjes së saj”, ka përfunduar Syla.
Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës, dërgohet në QKUK
50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut
Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës
- 12:08 GJKKO për kërkesën e Veliajt: Shërbimin shëndetësor e garanton Drejtoria e Burgjeve
- 12:08 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:48 Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e Volvos së autorëve para atentatit
- 11:47 “Kamera trupi dhe IA për inspektorët e tatimeve”, Rama: Do monitorojmë aktivitetin e çdo punonjësi
- 11:27 Gara brenda PS në Korçë, gazetari zbulon emrat që duan të drejtojnë bashkinë! Vendos Peleshi
- 11:25 Arrestohen ish-komandanti i Srebrenicës dhe ish-anëtarja e Asamblesë, ndihmuan vrasësin e ish-shefit të policisë të arratisej