
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vendin ku do të kryhet ndërhyrja e tij kirurgjikale në këmbë. Gjykata ka bërë me dije se nuk është kompetente për të vendosur se në cilin spital duhet të operohet Veliaj, duke ia lënë këtë përgjegjësi Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sipas përgjigjes së GJKKO-së, organizimi dhe garantimi i shërbimit shëndetësor për personat e paraburgosur dhe të dënuar është kompetencë e Drejtorisë së Burgjeve, në bazë të ligjit për trajtimin e kësaj kategorie personash.
Kërkesa e Veliajt vjen pas kundërshtimit të tij për të kryer operacionin në Spitalin Memorial të Fierit, ku autoritetet e burgjeve kishin planifikuar ndërhyrjen kirurgjikale për ditën e hënë, më 23 nëntor.