Ky është automjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në atentatin ndaj Selami Hasanit, 60-vjeçari që mbeti i vdekur pas të shtënave me armë.
Mjeti i bardhë tip “Volvo” është kapur nga kamerat e sigurisë në afërsi të banesës së viktimës, përpara se të ndodhte atentati. Është i njëjti automjet që u gjet i djegur në fshatin Dërmenas, pas ngjarjes.
Gjatë kontrollit, brenda automjetit u gjetën dy pistoleta, njëra prej të cilave e pajisur me silenciator.
Sot, ndërroi jetë në spital edhe Jakup Hasani, nipi i Sel Çamit i cili u plagos gjatë atentatit.












