Aktualitet

Nafta dhe benzina ulen sërish/Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja!

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës dhe benzinës në tregun vendas. Sipas vendimit të marrë këtë të martë, më 24 nëntor 2026, çmimi i naftës me pakicë do të jetë jo më shumë se 195 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte më parë.

Edhe benzina pëson një ulje të lehtë, duke zbritur në 159 lekë për litër, nga 160 lekë që tregtohej deri më tani.

Sipas vendimit të Bordit, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 195 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 183 lekë në atë me shumicë.

Për benzinën, çmimi është përcaktuar në 159 lekë për litër me pakicë dhe 147 lekë me shumicë. Ndërsa gazi për automjete do të kushtojë 69 lekë për litër me pakicë dhe 57 lekë me shumicë. Për sektorin e peshkimit, çmimi i naftës është caktuar në 99 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 24 nëntor, në orën 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Bordi u ka rikujtuar operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë detyrimin për zbatimin e çmimeve të përcaktuara, duke paralajmëruar se në rast konstatimi të shkeljeve mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.