Ndreca nga GJKKO: Kërkojmë që Veliaj të ndiqet nga mjeku ynë, pritet vendimi i Drejtorisë së Burgjeve
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi për mediat pas daljes nga GJKKO se pala mbrojtëse po kërkon me urgjencë që Velia të ndiqet nga mjeku i tij, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme shëndetësore nëse nuk merret një vendim i shpejtë.
Sipas avokatit Ndreca, çështja kryesore nuk lidhet me institucionin spitalor ku do të kryhet trajtimi, por me garantimin e ndjekjes mjekësore nga specialisti i zgjedhur prej tyre, ndërsa aktualisht zgjidhja e përcaktuar nga gjykata është në varësi të një vendimi nga Drejtoria e Burgjeve.
“Kemi problem që të ndiqet nga mjeku ynë, jo se ku. Le ta bëjë edhe te Trauma, mjeku na ka sugjeruar privatin. Teknikisht është e pamundur të bëhet te Memoriali me mjekun tonë, por nëse bëhet edhe atje, OK, por ka strukturën mbështetëse ose te Trauma, ose te privati ku punon.
Deri tani, zgjidhja sipas gjykatës është që duhet të shprehet me vendim Drejtoria e Burgjeve.
Mund të ketë pasoja shëndetësore, ndaj kemi kërkuar urgjencë, sepse ne nuk e dimë se çfarë pasojash mund të sjellë. Jemi në këto kushte për shkak të vendimmarrjes së burgjeve”, u shpreh Ndreca.
Gjiknuri kritikon projektligjin e Braçes dhe Ballës: Ligji për sponsorizimet ka kontradikta, vendos tavane për fushat e tjera
Balla për Spiropalin: Kemi marrë vendim fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores
“ZOT”-Një gjyq mbi jetën, lirinë dhe dinjitetin njerëzor! Një bashkëpunim teatror Shqipëri-Kosovë
- 12:58 Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre edhe ish-vjehrra e ish-kunati
- 12:51 Kosova e Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak
- 12:47 Gjiknuri kritikon projektligjin e Braçes dhe Ballës: Ligji për sponsorizimet ka kontradikta, vendos tavane për fushat e tjera
- 12:40 Balla për Spiropalin: Kemi marrë vendim fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores
- 12:39 “ZOT”-Një gjyq mbi jetën, lirinë dhe dinjitetin njerëzor! Një bashkëpunim teatror Shqipëri-Kosovë
- 12:20 Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia nis hetimet! Dyshimet e para (VIDEO)