Kosova e Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se të dy gjeneralët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake, duke vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak përbën një dimension të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe institucional të të dy forcave.
Përveç bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak, thuhet se është diskutuar edhe për bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të njohurive dhe aftësive profesionale të personelit ushtarak”, thuhet në njoftim.
Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij
Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës, dërgohet në QKUK
50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut
- 12:47 Gjiknuri kritikon projektligjin e Braçes dhe Ballës: Ligji për sponsorizimet ka kontradikta, vendos tavane për fushat e tjera
- 12:40 Balla për Spiropalin: Kemi marrë vendim fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores
- 12:20 Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia nis hetimet! Dyshimet e para (VIDEO)
- 12:17 Gara për zgjedhjet lokale! A kanë studentët një kandidat në Shkodër? E zbulon gazetari
- 12:15 Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij
- 12:08 GJKKO për kërkesën e Veliajt: Shërbimin shëndetësor e garanton Drejtoria e Burgjeve