Gjiknuri kritikon projektligjin e Braçes dhe Ballës: Ligji për sponsorizimet ka kontradikta, vendos tavane për fushat e tjera
Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij te Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka kritikuar projektligjin për sponsorizimet dhe donacionet të propozuar nga deputetët Erion Braçe dhe Taulant Balla.
Duke folur gjatë diskutimeve mbi nismën, Gjiknuri tha se projektligji është keqkuptuar në opinionin publik si një akt që lidhet kryesisht me sportin, ndërsa në të vërtetë përfshin donacionet dhe sponsorizimet më gjerë. Ai theksoi se ligji për sponsorizimet gjithashtu ka kontradikta dhe se vendos tavane për fushat e tjera.
“Në fakt, në publik është përcjellë disi gabim për mendimin tim, po pasi po lexoj për herë të parë projektligjin edhe po dëgjoj dhe diskutimet këtu, është përcjellë disi gabim se mendoj sikur është ligj për sponsorizimin për sportin.
Po në fakt ky ka të bëjë me donacionet dhe sponsorizimin në përgjithësi. Në fakt, sponsorizimi nuk është gjë e re, është e vjetër sa njerëzimi. Dikur sponsorizoheshin tempujt, tashmë kemi kaluar në një stad tjetër, pra shoqëritë e zhvilluara dhe moderne, sidomos pas periudhës së kapitalizmit dhe zhvillimit industrial, është përhapur dhe në fusha të tjera.
Dhe këtu unë e kuptoj qartë që është vendosur një limit në donacione përsa i përket individit, por prapë ligji ka kontradiktë për mua, se nga njëra anë fushat trajtohen njësoj, njërës fushë i vihet një tavan, apo jo? Pra, tavani për të gjitha fushat?
Edhe për çështjet humanitare? Domethënë, 20 miliardë ose të themi 2 miliardë që është për sportin, kulturën, artin, çështjet humanitare, mjekësore, donacionet për qeverinë, ta bëjnë institucionet publike, gjithçka tjetër.
Këtu ka një gjë që shkon, sepse, për shembull, po marr se pas donacioneve dhe këtë e mbaj mend edhe nga puna si ish-ministër, donacionet kur janë për projekte publike, në fakt qeveria duhet t’i inkurajonte, se janë para që normalisht do ta shpenzonte vetë. Nuk po të them se duhet të dilte buxheti jashtë kontrollit, po këtu sa arrita të kuptoj. E pra, e paskam të drejtë unë. Pra fushat e tjera s’kanë tavan”, tha ai.
Balla për Spiropalin: Kemi marrë vendim fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia nis hetimet! Dyshimet e para (VIDEO)
Gara për zgjedhjet lokale! A kanë studentët një kandidat në Shkodër? E zbulon gazetari
- 12:40 Balla për Spiropalin: Kemi marrë vendim fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores
- 12:20 Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia nis hetimet! Dyshimet e para (VIDEO)
- 12:17 Gara për zgjedhjet lokale! A kanë studentët një kandidat në Shkodër? E zbulon gazetari
- 12:15 Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij
- 12:08 GJKKO për kërkesën e Veliajt: Shërbimin shëndetësor e garanton Drejtoria e Burgjeve
- 12:08 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina