Katër persona dyshohet se janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sipas informacioneve paraprake, të arrestuarit janë familjarë të ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylajt. Mes tyre është edhe ish-vjehrra e Zekajt.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, ndërsa autor i dyshuar i krimit është ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Vrasja e saj ngriti pikëpyetje të forta mbi reagimin e institucioneve dhe masat e marra për mbrojtjen e saj.

E ndjera kishte kërkuar më herët ndihmë nga institucionet dhe kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk arriti ta parandalonte tragjedinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb