Të paktën 10 milionë euro të investuara për Lungomaren e Durrësit i ka marrë deti. Kështu mund të përshkruhet investimi i qeverisë shqiptare për rehabilitimin e plazhit nga ura e Dajlanit deri te Kavalishenca. Reshjet e ditëve të fundit, kanë shkatërruar shëtitoren, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve. Për këtë investim, vetëm një vit më parë Kryeministri Edi Rama i thurte elozhe kryebashkiakes Emirjana Sako, ndërsa premtonte që detit do t'i merrej sipërfaqe për të ndërtuar plazh të ri.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama nuk i kursente fjalët e mira për Emirjana Sakon, teksa në 12 mars 2025 inspektonte punimet me vlerë rreth 10 milionë euro për atë që njihet si LungoMares në Durrës. Bëhet fjalë për projektin për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare: Riprofilimi dhe mbushja me rërë e Vijës Bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës.
Për këtë projekt, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit Qeveria Shqiptare ka investuar rreth 10 milionë euro deri më tani, ku sipas vetë kryeministrit dhe të dhënave teknike, plazhi i Durrësit, jo vetëm do të transformohej, por edhe do t`ju kthehej qytetarëve duke i marrë më shumë hapësirë detit.
Por sot, 10 milionë euro të investuara për rehabilitimin e rreth 1.5 km vijë bregdetare i kanë marrë dallgët. Siç shihet nga pamjet e filmuara nga grupi i xhirimit i Syri Televizion, në të gjithë gjatësinë e shëtitores, apo siç njihet tashmë Lungomare e Durrësit në Lagjen Nr.13, reshjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar gjithçka.
Dallgët kanë ardhur deri në brezin ndarës midis shëtitores dhe pallateve, ku natyra ka rimarrë mbrapsht atë që sipas Kryeministrit Edi Rama, do t`ju kthehej qytetarëve në formën e një plazhi, që u mbush artificialisht me rërë. E duke u ndalur te kjo e fundit, dallgët kanë nxjerr zbuluar gjihashtu se mbushja e plazhit, nuk ka qenë veç me rërë, pasi në sipërfaqe kanë dalë edhe sasi të mëdha zhavori e gurësh.
Jo vetëm kaq, por në shëtitore janë dëmtuar edhe këndet e lojërave apo hapësirat e gjelbërta, të cilat ishin parashikuar në projekt. Për këtë shëtitore, janë shpenzuar rreth 10 milionë euro, ku dy tenderat e zhvilluar në vitin 2022 dhe 2024, janë fituar përkatësisht nga kompanitë CURRI shpk dhe Vëllezërit Hysa Shpk. Dëmtimi i punimeve vetëm një vit pasi u ato i inspektoi Kryeministri, ngre pikëpyetje mbi cilësinë dhe standardet e ablikuara në zbatimin praktik të projektit.
© SYRI.net
Shqipëria ushqehet me import, bujqësia në krizë! Për çdo 100 lekë ushqime të blera jashtë, eksporton vetëm 36 lekë
Skandal/ Balla fyen klerin ortodoks, reagon Mitropoliti Anastas i Korçës: Me shpopullimin, doni të mos flitet më shqip
Uji bëhet luks! ERRU hap rrugën për faturat e kripura: Familjet rrezikojnë të paguajnë deri në 4-fish më të larta