Ktheu makinën në mes të rrugës, pas videos në JOQ shoferit i bllokohet mjeti dhe i hiqet patenta për 1 vit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2026, 13:08

Policia Rrugore e Tiranës ka reaguar pas publikimit të një videoje në JOQ Albania, ku shfaqej një drejtues automjeti duke kryer një manovër të rrezikshme në rrugë, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kastriotëve, pranë terminalit, në zonën e kthesës së Kamzës. Në pamjet e publikuara shihej drejtuesi i një automjeti, i cili, në vend që të vijonte lëvizjen sipas rregullave të qarkullimit, kishte vendosur të ndryshonte sensin e lëvizjes duke u kthyer në mes të rrugës dhe duke kaluar sipër trafikndarëses.

Videoja shkaktoi reagime, ndërsa pas publikimit të saj ka ardhur edhe reagimi i Policisë Rrugore të Tiranës, e cila ka ndërhyrë për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.

Si rezultat i veprimeve të kryera, ndaj drejtuesit janë marrë masa administrative, konkretisht është bërë bllokimi administrativ i mjetit, ndërsa leja e drejtimit i është hequr për një periudhë prej 1 viti.

Policia Rrugore vijon kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit