Kina mund të ketë gjetur Haalandin e ardhshëm, 17-vjeçari 1.93 metra po mahnit me paraqitjet e tij

Pamjet e një përmbledhjeje të paraqitjes së Zhao Songyuanit me Kinën në barazimin 2-2 ndaj Marokut, në Kampionatin Botëror U17, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Tifozët besojnë se futbolli mund të ketë zbuluar një yll të së ardhmes.

17-vjeçari, i krahasuar nga disa media kineze me Erling Haalandin, tërhoqi vëmendjen që në shtator, kur u bë lojtari i parë pa kontratë profesionale që merrte një ftesë në kombëtaren A të Kinës.

Të lidhura

None found

Kur u thirr për herë të parë nga përfaqësuesja e madhe, Songyuani ishte ende nxënës në shkollën e mesme të Universitetit Tsinghua. Debutimi i tij nuk vonoi dhe ai luajti ndeshjen e parë në moshën 17 vjeç e 170 ditë, kundër Maldiveve. Më pas, sulmuesi u aktivizua edhe ndaj Palestinës dhe Taxhikistanit.

“Përfshirja e Zhaos, një nxënësi të shkollës së mesme, në kombëtare përbën një vendim shumë të veçantë në historinë e futbollit kinez. Paraqitjet e tij me ekipet e moshave të kombëtares dhe me shkollën e mesme Tsinghua kanë bërë që interesi ndaj tij të rritet vazhdimisht”, tha Sun Yuxuan, komentator futbolli me bazë në Pekin.

Pasi u shndërrua në futbollistin më të ri që ka luajtur për kombëtaren A të Kinës, lojtari 1.93 metra i gjatë ka vijuar të spikasë. Performanca e tij më e fundit ndaj Marokut në Botërorin U17 ka tërhequr vëmendjen e madhe të mediave dhe tifozëve.

Vetëm dy minuta pas nisjes së ndeshjes, Songyuani gjeti golin e parë. Ai realizoi pas një aksioni individual të shkëlqyer, të cilin e mbylli me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës. Ky moment tregoi cilësitë e tij të spikatura teknike, veçanërisht duke pasur parasysh përmasat fizike.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se ai nuk është vetëm një sulmues tradicional, i cili qëndron në zonë si pikë referimi. Songyuani është në gjendje ta ruajë topin dhe, edhe më mbresëlënëse, ta marrë atë nga zona e mesit të fushës për të avancuar drejt portës kundërshtare.

Edhe pse nuk dallohet për shpejtësi të madhe, ai e kompenson këtë me prekjen e parë të topit dhe lëvizjet e zgjuara brenda zonës. Në minutën e 57-të, ai shënoi edhe golin e dytë, duke përfituar nga një krosim i saktë i një bashkëlojtari.

Maroku reagoi dhe rikuperoi disavantazhin prej dy golash për të marrë një pikë, por vëmendja kryesore pas ndeshjes iu kushtua paraqitjes së Zhao Songyuanit.


Shtuar më 24.11.2026 13:08

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet