Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë, caktohet seanca e radhës për kryebashkiakun e Tiranës

24/11/2026 13:12

SPAK ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përmes videokonferencës.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë me këtë propozim, por ka kërkuar që fillimisht të konsultohet me klientin e tij.

Për këtë arsye, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor.

Propozimi nga prokurori Altin Dumani për zhvillimin e gjyqit me videokonferencë pritet të diskutohet më tej në vijim të procesit, ndërsa është bërë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t’u paraqitur fizikisht në seancë.

Top Channel