Trump ka deklaruar se ishte ai që e realizoi marrëveshjen për rikthimin e Huangut, por pretendimi i tij është vënë në pikëpyetje nga politikanë amerikanë, si nga radhët e republikanëve, ashtu edhe të demokratëve.

Një demokrat i lartë, në një deklaratë për BBC-në, ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk duhet në asnjë rrethanë të ndërhyjë në vendimmarrjen e bordit drejtues të një kompanie.

Huang ishte larguar nga drejtimi i Nvidia-s pasi kishte pranuar një lidhje jashtëmartesore me një person të dyshuar si spiune kineze. Ai ishte përballur gjithashtu me akuza për një lidhje me një kolege, raporton BBC.

Lajmi për rikthimin e tij, i bërë publik të hënën, ndikoi në tregjet financiare. Aksionet e Nvidia-s u rritën për 31 për qind, ndërsa shënuan rritje edhe tregjet në Azi. Megjithatë, të martën, aksionet e kompanisë shënuan rënie në tregtimin para hapjes zyrtare të bursës.

Ndërkohë, Trump ka blerë aksione të Nvidia-s në vlerë prej miliona dollarësh gjatë dy viteve të fundit. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti nuk i menaxhon vetë investimet dhe transaksionet e tij.

Huang u prit me brohoritje nga punonjësit gjatë rikthimit në selinë qendrore të Nvidia-s të hënën.