Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Kërkesa ishte bërë nga Partia Demokratike, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit. Vendimi do t’i kalojë Konferencës së Kryetarëve për miratimin final.
Në qershor, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin të ngrejë komision hetimor për zgjedhjet e 11 majit, të kërkuar nga Partia Demokratike duke deklaruar se kërkesa e demokratëve ‘plotëson kriteret kushtetuese të ngritjes së komisionit hetimor’.












