Hollywood-i zbarkon në Torino, Pamela Anderson dhe John Travolta nderohen në festivalin e filmit
Festivali i 44-të i Filmit në Itali nis më 24 nëntor, Pamela Anderson dhe John Travolta mes yjeve që do të nderohen deri më 2 dhjetor
Aktorët Pamela Anderson dhe John Travolta janë ndër emrat e njohur që do të nderohen në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit në Torino, i cili nis më 24 nëntor dhe vazhdon deri më 2 dhjetor.
Të dy aktorët do të marrin çmimin Stella della Mole, një vlerësim për kontributin e tyre në kinematografi.
Travolta do të prezantojë gjithashtu filmin e tij të parë si regjisor, Propeller One-Way Night Coach, ndërsa Anderson vazhdon të tërheqë vëmendjen me projektet e saj të reja filmike.
Festivali do të prezantojë gjithsej 120 filma, prej të cilëve 21 premiera botërore















